Dosja ‘Gërdeci’/ Zbardhet kërkesa e avokatëve të ish-ministrit Mediu

Shqipëria

Dosja ‘Gërdeci’/ Zbardhet kërkesa e avokatëve të ish-ministrit Mediu

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:59
Fatmir Mediu

Sot po mbahet seanca ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se avokatët e Mediut kanë kërkuar që pyetja e pesë shtetasve amerikanë të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo do të ishte në të mirë të prpocesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Amerikanët kanë ofruar si një mundësi, marrjen në pyetje të tyre nga agjentët e FBI.

Avokatët kanë kërkuar autorizimin si ndërmjetës të gjeneral major Andrew Turley.

Në lidhje me kërkesën për pyetjen me videokonferencë, prokurorët kanë rënë dakord, por pritet vendimi i gjykatës.

Mediu nuk është sot i pranishëm në sallë pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat