Tabaku kundër taksës për profesionet e lira: Po i falimentoni, do të ikin nga Shqipëria!

Shqipëria

Tabaku kundër taksës për profesionet e lira: Po i falimentoni, do të ikin nga Shqipëria!

Më: 2 maj 2024 Në ora: 14:31
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku nga Kuvendi ngriti shqetësimin e taksës për profesionet e lira.

Ajo tha se kjo taksë dëmton këta profesione, të cilët do të shkojnë drejt mbylljes së bizneseve dhe largimin e tyre nga vendi.

“E di që është e vështirë të rikthehet vëmendja te temat që kanë interes te qytetarët, por dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira. Gjykata Kushtetuese njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së, por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.

Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e Financave, të flasë për ekonominë. Ata ‘kopukët’ tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do bësh.

Së pari, janë 29 mijë profesionistë të lirë, që kanë një fitim prej 510 mln euro, i pjesëtuar del 1,400 euro në muaj. Sa banka ka Shqipëria? Sa aksionerë? A ka aksioner që merr më pak se profesionistët e lirë? A e dini se çdo vit në Shqipëri, një qytet me madhësinë e Gjirokastrës i largohen Shqipërisë? Prandaj nuk dalin të dhënat e censusit. Taksa për profesionet e lira është e paligjshme. Ajo do të jetë pengesë shtesë mbi njerëzit e punës. Nuk ka shtet pa taksa. Askush nuk po kërkon që të mos paguajë taksa, por të jenë të barabartë. Thonë se do i ulin taksën vitin që vjen se është vit taksash. Kjo është qeveria, që punon me cikle elektorale.”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat