Drejtonte mjetin në sens të kundërt duke shkaktuar aksident të trefishtë, në kërkim 28-vjeçari

Shqipëria

Drejtonte mjetin në sens të kundërt duke shkaktuar aksident të trefishtë, në kërkim 28-vjeçari

Më: 2 maj 2024 Në ora: 14:40
Policia

Një 28-vjeçar banues në Krujë duke drejtuar mjetin e tij në sens të kundërt është përplasur me motomjetin me drejtuese shtetasen N. LL. dhe me automjetin me drejtues shtetasin K. N., 23 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Durrësit, në Tiranë. Pas aksidentit, shtetasi 28-vjeçari me inicialet J. Ç. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasja N. Ll., e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia ka shpallur në kërkim 28-vjecarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat