Bie në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjecari në Tiranë

Shqipëria

Bie në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjecari në Tiranë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 14:58
Policia

Një 57-vjeçar në Tiranë ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para të policisë shtetasi I.I dyshohet ka qenë në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plote

Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat