Me thikë në dorë tenton të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes, procedohet 38-vjeçari në Korçë

Shqipëria

Me thikë në dorë tenton të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes, procedohet 38-vjeçari në Korçë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 15:12
Policia

Një 38- vjeçar, banues në Korçë ka tentuar të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçare.

Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, duke bërë që ish-bashkëshorti të largohet.

Sipas policisë shtetasi me inicialet E. P. i cili po procedohet në gjendje të lirë është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje E. P.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat