Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë, kush janë anëtarët për plotësimin e prioritetit 4 milionë shqiptarë plus në Shqipëri

Shqipëria

Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë, kush janë anëtarët për plotësimin e prioritetit 4 milionë shqiptarë plus në Shqipëri

Më: 2 maj 2024 Në ora: 15:30
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka njoftuar se në PL është ngritur Kryesia Ekzekutive e PL-së.

Tedi Blushi shprehet se Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë do të çojë përpara prioritetet e saj, ku më kryesori është ai për Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.

Deklarata për Mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi:

Kryesia e re Politike e Partisë së Lirisë, në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Konventën Kombëtare, me qëllim vënien sa më parë në jetë të 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus, vendosi mbrëmë ngritjen e Kryesisë Ekzekutive të Partisë së Lirisë, me përbërje si më poshtë vijon:

Ilir Meta ( President )

Erisa Xhixho (Zv/Presidente)

Edmond Haxhinasto (Kryetar i KDK)

Tedi Blushi (Sekretar i Përgjithshëm)

Silva Caka (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

Brunilda Haxhiu (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

Anxhela Shenaj (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

Bedri Merhori (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

Kristian Kina (Kryetar i LRI)

Ambasador Agim Nesho

Prof. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financiare)

Z.Petrit Vasili

Znj.Ana Gjidiaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat