“Djalli fshihet në detaje”, Alibeaj për amnistinë penale: Përfituan deri në 100 persona të hetuar për korrupsion

Shqipëria

“Djalli fshihet në detaje”, Alibeaj për amnistinë penale: Përfituan deri në 100 persona të hetuar për korrupsion

Më: 2 maj 2024 Në ora: 15:57
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, ka komentuar amnistinë penale.

Alibeaj theksoi se nga amnistia penale përfituan deri në 100 persona, që janë hetuar për korrupsion.

Enkelejd Alibeaj: Qeveria dhe Rithemelimi thanë se nga amnistia nuk do të përfitojnë ata që janë dënuar nga SPAK. Me amnistinë e fundit përfitonin ata që ishin dënuar nga GJKKO. 80 deri në 100 persona që janë dënuar për korrupsion dhe kanë përfituar nga amnistia. Ky numër mund të rritet edhe më tej, sepse ka persona të tjerë që janë në procese gjyqësore dhe duan të përfitojnë nga amnistia.

Nuk përfituan funksionarët e lartë, por përfituan drejtorët, gjyqtarët. Në amnisti nuk u përfshi vepra penale e parashikuar nga neni 75/b dhe 75/c, por u përfshi neni 75/a, pra nuk u përjashtua gjithë neni, por u la hapësirë që të përfitojnë të korruptuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat