Punonte në lavanderi/ Vdes 65-vjeçari në Tiranë, shkak dyshohet se është…

Shqipëria

Punonte në lavanderi/ Vdes 65-vjeçari në Tiranë, shkak dyshohet se është…

Më: 2 maj 2024 Në ora: 15:59
Policia

Policia në Tiranë lajmëron se një 65-vjeçar, punonjës në lavanderi, ka ndërruar jetë këtë pasdite.

Dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat