I shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur, arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar 38-vjeçari shqiptar

Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur, arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar 38-vjeçari shqiptar

Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Është arrestuar me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar 38-vjeçari shqiptar, Denis Havalja alias Dashamir Havalja, lindur në Bulqizë.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vitin 2016, ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale.

Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim.

Njoftimi  i policisë:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë shkëmbimit në kohë të informacioneve, arrestohet në Mbretëri të Bashkuar, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 38-vjeçar i cili në vitin 2016, kreu marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, koordinimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u arrestua provizorisht, në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasi Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë.

38-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vitin 2016, ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat