Vulin dhe Popoviç, pjesë e qeverisë serbe/ Nazarko: Përpjekje për t’i dhënë poste që nuk kanë fuqi vendimmarrje

Shqipëria

Vulin dhe Popoviç, pjesë e qeverisë serbe/ Nazarko: Përpjekje për t’i dhënë poste që nuk kanë fuqi vendimmarrje

Më: 2 maj 2024 Në ora: 17:36
Mentor Nazarko

Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviç, propozoi të hënën emrat e ministrave të rinj në kabinet. Siç paralajmëroi, qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol, mes tyre dhe Nenad Popoviç.

Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023, mes tjerash për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Lidhur me qeverinë e re serbe, analisti Mentor Nazarko tha në emisionin “Ballkan Update” se është një përpjekje për t’i dhënë poste që nuk kanë fuqi vendimmarrje.

Ai gjithashtu e cilësoi si një përpjekje për të akomoduar të gjitha rrymat e mundshme dhe kjo përputhet në fakt me atë që është politika serbe e Vuçiçit,

“Unë mendoj që ajo është një qeveri që synon të pajtojë të gjithë shpirtrat që e përfaqësojnë opinionin publik serb, apo klasën politike serbe. Është një përpjekje për të akomoduar të gjitha rrymat e mundshme dhe kjo përputhet në fakt me atë që është politika serbe e Vuçiçit, që tenton të jetë dhe pro ruse dhe pro perëndimore, dhe miqësi me Serbinë dhe anëtarësim në BE. Kjo duket që kjo është një qeveri e madhe, 25 ministra, e dyta do të duhet të ketë shumë zëvendësministra, e treta për të reflektuar ndjeshmërinë e fuqishme pro ruse që është te sektorët e shërbimeve sekrete, ushtrisë, policisë, jepet një vend që është zv.kryeministër Vulinit dhe një ministër pa portofol Popoviçit, pra është një përpjekje për t’i dhënë poste që nuk kanë fuqi vendimmarrje. Mendoj që është një përpjekje për të akomoduar këto ndjeshmëri të cilat janë dhe të fuqishme, mund të rrezikojnë dhe vetë pushtetin e Vuçiçit”, deklaroi Nazarko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat