A do të mundësohet vota e emigrantëve në 2025? Celibashi: Me kushtin që…

Shqipëria

A do të mundësohet vota e emigrantëve në 2025? Celibashi: Me kushtin që…

Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:57
Ilirjan Celibashi

A do të mundësohet vota e emigrantëve në vitin 2025? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu përgjigj pyetjes së bërë nga gazetari Sokol Balla teksa po diskutohej për mundësinë e votimit nga emigrantët, disa prej të cilëve protestuan sot në Kuvend për të drejtën e tyre.

Celibashi thotë se mund të arrihet për zgjedhjet e 2025 por me një kusht.

Ai thotë se duhet të plotësohen boshllëqet ligjore brenda këtij sesioni parlamentar.

“Shpresoj që të bëhet dhe ka mundësi të bëhet por me kushtin që kuvendi të bëjë plotësimin e boshllëkut ligjor brenda këtij sesioni.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat