“Propozimi i PD për votën e emigrantëve”, Daci: Nëpërmjet postës ose hapja e qendrave të votimit në vendet me komunitet shqiptar

Shqipëria

“Propozimi i PD për votën e emigrantëve”, Daci: Nëpërmjet postës ose hapja e qendrave të votimit në vendet me komunitet shqiptar

Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:06
Alban Daci

Politologu Alban Daci ka treguar në një lidhje me Skype për emisionin “Real Story” propozimin e PD për votën e emigrantëve.

Ai ka thënë se janë dy opsione, i pari përmes postës ose i dyti, hapja e qendrave të votimit në vendet me komunitet shqiptar

“Në nivel politikvo dhe që e mbështet publikisht votën e diasporës.

Propozimi që ka bërë PD ose zoti Alibeaj që zoti Celibashi e njeh shumë mirë… ka pasur dy diskutime në komisionin e reformës zgjedhore. Është njëri opsion që votohet nëpërmjet postës që kostoja mesatare është 50 euro për çdo votues që është hedhur poshtë nga PD dhe propozimi për votë elektronike ose për të hapur qendra votimi siç e ka Moldavia, Rumania në zonat ku ka komunitet shqiptar dhe kjo është një kosto shumë më e ulët se ato makineri mund të përdoren deri në  5 palë zgjedhje”, u shpreh Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat