Aksidentohet me motor turistja italiane në Sarandë, dërgohet në spital

Shqipëria

Aksidentohet me motor turistja italiane në Sarandë, dërgohet në spital

Më: 3 maj 2024 Në ora: 08:50
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës.

Motori i drejtuar nga një turiste italiane është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Mësohet se turistja ka pësuar plagë të lehta dhe është transportuar drejt Spitalit të Sarandës për mjekim.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat