“300 euro nata”, kush janë dy transgjinorët që u arrestuan sot - njëri prej tyre nga Venezuela

Shqipëria

“300 euro nata”, kush janë dy transgjinorët që u arrestuan sot - njëri prej tyre nga Venezuela

Më: 3 maj 2024 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Zbulohen detaje në reja nga operacioni policor i koduar “ET-1”,  për goditjen e një rrjeti prostitucioni në Tiranë.

Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli (transgjinorë) janë dy të huajt që ranë në pranga gjatë aksionit  policor në Tiranë.

Sipas policisë, një ri prej tyre është  me origjinë  nga Venezuela.

Policia ka nisur hetimet edhe për shtetasin A. S., 19 vjeç, banues provizor në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Guzman Gil Raibel Joisquel shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat