Dështon mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Dibër, shkak bëhet Skavica

Shqipëria

Dështon mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Dibër, shkak bëhet Skavica

Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Ka dështuar edhe këtë të premte mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Dibër. Ndryshe nga mbledhja e kaluar, sot u bë shkak bojkoti i këshilltarëve të opozitës, por edhe një këshilltari të mazhorancës si rezultat i mosfutjes në rendin e ditës të një kërkese të 14 këshilltarëve në lidhje me HEC Skavica.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se mbledhja e këshillit bashkiak dështoi që në miratimin në parim, pasi nuk mori votat e nevojshme. Që prej datës 19 Prill, 14 këshilltarë kishin kërkuar një mbledhje jashtë radhe me drejtuesit e këshillit bashkiak, kryetarin e Bashkisë Dibër Rahim Spahiu dhe përfaqësues të institucioneve qëndrore.

Por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh ndaj dhe ata zgjodhën të bojkotojnë mbledhjen e sotme. Alketa Agolli, kryetare e grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike tha se ky projekt prek mijëra banorë të Dibrës.

Edhe këshilltari Dali Cani tha se shkak për bojkotin e mbledhjes ishte se nuk u zbatua kërkesa e tyre në lidhje me mbledhjen e kërkuar për Skavicën.

Pas largimit të këshilltarëve të djathtë mbledhja u anullua për mungesë të korumit të nevojshëm për të vijuar me pikat e rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat