Sula i përgjigjet Braçes: Çdo gjë që kam veshur është në normalitet, nuk ekspozoj makina luksoze

Shqipëria

Sula i përgjigjet Braçes: Çdo gjë që kam veshur është në normalitet, nuk ekspozoj makina luksoze

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:27
Dashnor Sul

Deputeti i PD, Dashnor Sula i sheh me skepticizëm shifrat e servirura nga qeveria për numrin e turistëve. Ai thotë se trumbetimi për sukses të jashtëzakonshëm turistik nuk përkthehet në shifra monetare në buxhetin e shtetit.

Një turist në Shqipëri shpenzon 200-300 euro, tha ai, duke shtuar se në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit një turist shpenzon deri 800 euro.

“24 miliardë euro është efekti në Greqi nga turizmi, 30-40 milionë turistë ka pritur. Po këtu te ne ku është efekti? Këta numërojnë emigrantët që hyjnë e dalin, shqiptarët e Kosovës që vijnë dhe ikin“, tha ai.

Gjatë seancës së Kuvendit të enjten, Sula replikoi me ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, pasi ky i fundit iu drejtua demokratit se bileta e avionit për në Itali kushton më lirë se kravata e tij.

Sula tha në studion e News24 me Ola Brukon se e veshja e tij nuk është e shtrenjtë, ndërsa shtoi se asnjë nga familjarët e tij nuk ekspozon makina luksoze apo jetë të tillë.

“Ai bëri krahasimin me kravatën. Unë çdo gjë që kam veshur jam në normalitet, jo në ekstremitet. Nuk publikoj makina të bukura, as unë, as familjarët e mi, jemi të gjithë në këtë lloj linje. Këta bëjnë propagandë sikur jemi mirë, por jo nuk jemi mirë. Shqiptarët po ikin se janë keq, nuk ikin se janë mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat