Brokeri Demirxhiu: Kush ka buxhet më tepër blen tek Liqeni ose Komuna e Parisit

Shqipëria

Brokeri Demirxhiu: Kush ka buxhet më tepër blen tek Liqeni ose Komuna e Parisit

Më: 3 maj 2024 Në ora: 21:54
Ervin Demirxhiu

Brokeri i Remax, Ervin Demirxhiu, i ftuar në emisionin Sintezë të moderatorit Brenton Kotorri në News 24 foli për zonat që janë më të shtrenjat në Tiranë dhe ata ku mund të gjendet apartament më lirë.

Demirxhiu u shpreh se kush ka më tepër para më së shumti blen apartament tek Liqeni Artificial, Komuna e Parisit apo në ish-Bllok. Ndërsa, shtoi se personat që kanë më pak buxhet blejnë banesa në periferinë e Tiranës, në Paskuqan, Kamëz ose Vorë.

Ervin Demirxhiu, broker i “Remax”: Kur flasim për blerje banese, gjithçka varet nga buxheti. Vendndodhja ndikon shumë në çmim. Kush ka shumë buxhet, mund të blejë tek Komuna e Parisit, tek Rruga e Kosovarëve, rreth Liqenit Artificial etj.

Por, kush nuk ka shumë mundësi, mund të gjejë apartament në zona si Kamza, Vora, Univers City, Paskuqani, që janë pjesë e Tiranës mund të themi se janë bërë tashmë. Duhet menduar më shumë për zhvillim të zonave, ku njerëzit të kenë mundësi të blejnë banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat