Juristi Romeo Kara: Meta i çakorduar, të pranojë që është shok me Ismailajn dhe është hajdut

Shqipëria

Juristi Romeo Kara: Meta i çakorduar, të pranojë që është shok me Ismailajn dhe është hajdut

Më: 4 maj 2024 Në ora: 08:11
Romeo Kara, Ilir Meta

Juristi Romeo Kara u shpreh në një intervistë televizive se në daljet publike Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë deklarata pa fakte dhe duket që është i çakorduar. Duke komentuar daljet e fundit publike të z. Meta, juristi Kara tha se, unë do i fal çdo akuzë që do më bëjë personalisht, por ai duhet të pranojë që është shok me Ismailajn dhe që ka ndikuar në këtë kontratë korruptive.

“Meta të bëjë çdo akuzë ndaj meje dhe unë nuk do i reagojë atij por ai duhet të pranojë se është shok me Ismailajn dhe është hajdut duke ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme në atë kontratë korrupsioni”.

Sipas tij, shqetësimi i lexohet shumë qartë nga lëvizjet e trupit, nga minika e fytyrës , pra  gjuha e trupit e tradhton Ilir Metën. Ndërsa në lidhje me akuzat e z. Meta për drejtuesin e SPAK-ut, z. Dumani që gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, juristi Kara argumenton se, “akuzat e Metës janë pa fakte.

“E gjithë puna e prokurorisë dhe policisë është që ata po punojnë për ta ‘qepur’ dosjen në atë mënyrë  që Gjykata të vendosi sipas dosjes tonë dhe jo sipas krahut të avokatëve .Së dyti ku janë faktet sepse duhet të matesh mirë kur akuzon një person.   Pra ku janë faktet që Rama ka lidhje me SPAK. Pra sipas kësaj logjike  Rama paska futur gjithë ministrat, drejtoret, bashkisë nëse do e kishte ai in paktin në SPAK” tha juristi Kara.

Kujtojmë se Meta,  i informuar rreth zhvillimeve të fundit në SPAK për dosjet e tij penale më të nxehta, lobimi, afera me shërbimet estetike dhe CEZ-DIA, ka shpërthyer në akuza ndaj prokurorëve që kanë në duar dosjet e tij. Meta vazhdon të sulmojë  prokurorët e SPAK duke i quajtur zara të kryeministrit Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat