Sula kundër Berishës dhe Metës: SPAK i vetmi mjet shpëtimi për vendin, Dumani drejtues me integritet dhe i ndershëm

Shqipëria

Sula kundër Berishës dhe Metës: SPAK i vetmi mjet shpëtimi për vendin, Dumani drejtues me integritet dhe i ndershëm

Më: 4 maj 2024 Në ora: 08:19
Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur rreth punës së SPAK në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Teksa ishte i ftuar dje në një media, ai deklaroi se puna e Prokurorisë së posaçme është për t’u vlerësuar. Sa i përket kreut të SPAK, Altin Dumani, zoti Sula tha se është një prokuror me integritet të lartë dhe ndershmëri, ndërsa struktura ka marrë mjaft sulme dhe akuza nga opozita. Deklaratat e deputetit demokrat janë kundërthënëse me qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilët e quajnë SPAK-un çetë partiake dhe mashë në duart e PS.

“Në çdo takim të gjithë qytetarët e thjeshtë flasin për SPAK-un. Kanë besim qytetarët që do të shpëtojnë nga kjo e keqe e madhe që ka kapur Shqipërinë nga mazhoranca dhe politika në tërësi. Thonë do të jetë SPAK-u mjeti i shpëtimit. Është fatkeqësi, por është e vërtetë. Nuk pretendoj që të gjithë prokurorët e gjyqtarët e SPAK janë shumë të mirë. Por po përmend katër persona, dy dibranë Altin Dumanin dhe Adnan Xholin, Behar Dibra e Elvin Goga të cilët janë të katër prokurorë me integritet dhe shumë të ndershëm. e SPAK janë pozitive pavarësisht pengesave që i bëhen nga politika”, deklaroi ai.

Më tej Sula theksoi se rezultatet e SPAK janë pozitive pavarësisht pengesave që i bëhen nga politika.

“Këto prokurorë duhet të jenë në detyrë si të gjithë prokurorët e tjerë, jo me afat kohor. Specifika e punës që ka Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata është e një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë. Nëse nuk kanë garancinë e përmbushjes së detyrave, pasi ikin nga kjo detyrë mund të kenë probleme. Këto duhet të jenë aty në respektim të ligjit dhe Kushtetutës. Deri më sot rezultati është pozitiv, pavarësisht pengesës që i bëhet”, nënvizoi Sula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat