Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Shqipëria

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Më: 4 maj 2024 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane do të jetë publikes sot, më datë 4 Maj 2024. Departamenti i Shtetit, Programi për vizat amerikane njofton se pas mesditës, të gjithë aplikantët mund të kontrollojnë nëse janë shpallur fitues.

"Aplikantët e DV-2025 mund të kontrollojnë të dhënat e tyre të konfirmimit përmes lidhjes më poshtë duke filluar nga mesdita (EDT) më 4 maj 2024", thuhet në njoftim.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë hedhur Lotarinë Amerikane, mund të klikojnë në link (KLIKO KËTU) për të verifikuar statusin e tyre, nëse janë shpallur apo jo fitues të këtij programi që ju siguron mundësinë për të jetuar dhe punuar në SHBA.

Sistemi do të jetë aktiv pasdreke, referuar kohës amerikane, dhe në Shqipëri verifikimi i të dhënave mund të nisë menjëherë pas orës 16.00 të kësaj të shtune, datë 4 Maj.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane u hapën më datë 4 Tetor dhe u mbyllën më datë 7 Nëntor 2023. Të gjithë qytetarët duhet të kenë të ruajtur kodin e konfirmimit dhe të plotësojnë saktë të dhënat e tyre, njëjtë si në formularin fillestar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat