Vrau me gjakftohtësi tri gra brenda pak orësh në Tiranë/ Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale

Shqipëria

Vrau me gjakftohtësi tri gra brenda pak orësh në Tiranë/ Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale

Më: 4 maj 2024 Në ora: 12:15
Dan Hutra në gjykatë

Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale.

Burime jo zyrtare thanë se ai do të ripyetet sërish nga prokurorët e posaçëm, pasi nga seanca e pyetjeve nuk ka dhënë asgjë me interes për hetimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat