Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina përplas këmbësoren

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina përplas këmbësoren

Më: 4 maj 2024 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një grua që po kalonte nga një krah i rrugës në krahun tjetër.

Me shoferin e mjetit po bëhen veprime të mëtejshme procedurale ndërsa sa i përket të plagosur është transportuar në spitalin e Pogradecit.

Sipas mjekëve pavarësisht plagëve të marra gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat