Shqipëria pa kanabis/ Balla: Këtë vit duhet përfundimisht të heqim vendin nga harta e kultivimit të bimëve narkotike

Shqipëria

Shqipëria pa kanabis/ Balla: Këtë vit duhet përfundimisht të heqim vendin nga harta e kultivimit të bimëve narkotike

Më: 4 maj 2024 Në ora: 13:07
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në zonën e Hor Vranisht në Bashkinë Himarë, tha se gjatë këtij viti Shqipëria duhet të hiqet përfundimisht nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike.

Ai theksoi se shumë shpejt do të nisë monitorimi nga ajri i terrenit me dronët “Bayraktar”, të ardhur në Shqipëri nga Turqia, pak kohë më parë. Sipas tij, në fokus të autoriteteve duhet të jenë ndërtimet pa leje në bregdet.

“Në vitin 2023 i kemi dhënë një goditje të fortë kultivimit të bimëve narkotike. Por në këtë vit duhet që përfundimisht të heqim vendin nga harta e kultivimit të bimëve narkotike, kanabis. Gjatë këtij viti dhe shumë shpejt do të nisë monitorimi nga ajri edhe me dronët Bayraktar. Me qëllim jo vetëm kultivimin e bimëve narkotike, por edhe goditjen e ndërtimeve pa leje. Nuk duhet të merremi me çatitë që rregullohen, por ndërtimet pa leje në bregdet”, tha ai.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë takimit me strukturat vendore në Himarë ishte i shoqëruar edhe nga prefekti i qarkut Vlorë, Vangjel Tavo. Ky i fundit mori detyrën pak javë më parë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat