Ish-ministri Ylli Pango: Është libri im i jetës! I mundëson njerëzve të thjeshtë të ndihmojnë familjarët dhe shoqërinë

Shqipëria

Ish-ministri Ylli Pango: Është libri im i jetës! I mundëson njerëzve të thjeshtë të ndihmojnë familjarët dhe shoqërinë

Më: 4 maj 2024 Në ora: 18:53
Ylli Pango

Ish-ministri Ylli Pango i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka folur në lidhje me librin e tij “Psikoterapi”.

Ai u shpreh se edhe pse ky libër është botuar në 2004, pra kanë kaluar dy dekada nga hedhja e tij në treg, mbetet një libër tepër aktual dhe ndihmon jo vetëm studiuesit, por edhe popullin e thjeshtë për të kuptuar më mirë problemet dhe sëmundjet e shëndetit mendor.

Pango ka zbuluar se për punimin e një libri të tillë kishte mbledhur shumë informacion dhe nuk mendonte se do të arrinte ta botonte sa kohë ishte aktiv në fushën akademike dhe politike.

“Libri ka qenë disi i mundimshëm sepse nuk kam bërë thjeshte kalimin në revistë ato që kanë të bëjnë me problemet mentale, por të paraqisja një aparat ndihmës që çdokush të ndihmojë familjarët shokët e të afërmit.

Ky libër nuk është vetëm për ekspertët, por edhe për njerëzit e thjeshtë.

Shumë persona psh përdorin termin bipolar pa ia ditur mirë kuptimin. Ofrohet edhe një aparat ndihmës pa shkuar tek specialisti, ka edhe një bateri testesh që shiten në botë, ka edhe në fund një fjalor. Është mirë të jetë në çdo bibliotekë shtëpie.

Njëlloj siç duhet të jetë një libër i mjekësisë së përgjithshme për të pasur idenë në lidhje me sëmundjen e përgjithshme.

Është libri i jetës, kisha mbledhur shumë informacion dhe nuk mendoja se do të arrija a bëja sa kohë isha aktiv, por isha i bllokuar një kohë në shtëpi dhe e bëra më shpejt nga sa e prisja.

Libri është marrë dhe është botuar pa leje.

Ka njerëz që në kohën e luftës për Kosovën kanë ardhur shumë vajza që janë dhunuar dhe vajzat tona studente i kanë ndihmuar me sa mundësin për stresin post traumatik. Këto raste janë parë edhe nëpër ekrane, por duke i parë nga afër di edhe si i evidentosh. Ashtu siç të gjithë dinë më shumë për sëmundjet fizike, për sëmundjen e ankthit apo stresit dinë shumë më pak, dhe nuk i llogarisin fare.

Ankthi dhe stresi, depresioni jo i rëndë, atak paniku, gjendje që nuk dinë njerëzit se si t’i shpjegojnë, janë paradhoma e problemeve. Dhoma është spitali psikiatrik. Skizofrenia për shembur është problem i psikiatrit, të cilët thonë nëse e kalon atë prag dhe kalon në dhomë, zor se del”, tha mes të tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat