“Paturpësia nuk njeh kufi”/ Ilir Demalia reagon ashpër pas intervistës së djalit të Petro Markos për vuajtjet në komunizëm

Shqipëria

“Paturpësia nuk njeh kufi”/ Ilir Demalia reagon ashpër pas intervistës së djalit të Petro Markos për vuajtjet në komunizëm

Më: 4 maj 2024 Në ora: 19:45
Ilir Demalia

Publicisti Ilir Demalia ka reaguar pas publikimit të intervistës së djalit të Petro Markos, ku rrëfeu përndjekjen në komunizëm dhe burgosjen në burgun famëkeq të Spaçit.

Djali i poetit të njohur tregoi se si ndrydhi ndjenjat dhe largoi nga vetja vajzën me të cilën ra në dashuri me shikim të parë, pasi nuk donte ta bënte të vuante. Në një reflektim mbi këtë intervistë, Demalia postoi një shkrim në “Facebook”, ku thekson se shoqëria shqiptare “është në këtë gjendje, sepse ndjek antivlerat, njësoj si në komunizëm”. Sipas tij, ata që dikur ishin shërbëtorë të zellshëm të regjimit, vazhdojnë të jenë protagonistë sot në politikë, media dhe kulturë.

“Vetëm me këtë intervistë shqiptarët që kanë një minimum vetëdije dhe pak shtyllë kurrizore, duhet të kuptojnë pse jemi në këtë gjendje poshtërsie, mjerimi, xhahilliku, cubizmi, injorance politike, mediatike kulturore, letrare, artistike dhe sociale!!!

Sot jemi kështu se vazhdohet me modelet antivlera dhe kriminale në politikë, media, art, letërsi, dhe  si shoqëri, që si kope hijenash mbajnë gjallë ata që ishin shërbëtorët më të zellshëm të regjimit kriminal komunist, në vazhdimësi demo(n)kratike. Janë ata që kanë uzurpuar sot media, politikë (anti)kulturë dhe mburren me veprat kriminale të tyre në diktature dhe i quajnë art i madh i letërsisë, filmit, poezisë.

Paturpësia e tyre nuk njeh kufi.

Zagarlliku i turmave qe i ndjek është fytyrë  e paftyrësisë së një kopeje pa tru dhe pa shtyllë kurrizore, se kurrsesi, kjo turmë nuk mund të quhet shoqëri njerëzore.

Për këtë maskaradë politikanësh, mediatarësh, artistësh e shkrimtarësh si vazhdimësi e socrealizmit dhe spiunëve dhe shërbëtorëve të regjimeve, po vendos këtë poezi të Madus.

Ju lutem xhelatë

Më buzëqeshni.

Nuk jam fotograf

Jam thjesht

Vrasësi juaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat