''Asnjë mungesë'', Rama mbledhje të martën me Grupin parlamentar të PS-së dhe ministrat

Shqipëria

''Asnjë mungesë'', Rama mbledhje të martën me Grupin parlamentar të PS-së dhe ministrat

Më: 4 maj 2024 Në ora: 20:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e martë (7 maj) Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Pjesë e mbledhjes do të jenë edhe ministrat.

Mësohet se kryeministri ka kërkuar që të mos mungojë asnjë ministër apo deputet, çka nënkupton se mbledhja është e rëndësisë së veçantë.

Ende nuk dihet asnjë detaj në lidhje me temat që do të diskutohen, vendimet që do të merren apo mesazhi që ka Rama për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat