Policia: Nuk ka bllokim të qarkullimit në autostradën Tiranë-Elbasan, por ngadalësim

Shqipëria

Policia: Nuk ka bllokim të qarkullimit në autostradën Tiranë-Elbasan, por ngadalësim

Më: 4 maj 2024 Në ora: 21:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, por ka ngadalësim të lëvizjes

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan erdhi pas një lajmi të publikuar në media, sipas të cilit në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, është bllokuar lëvizja.

“Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës”, thuhet në njoftimin e DVP Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat