I dënuar për vjedhje, por nuk i preku 50 milionë lekët në banesë, kush është autori që vrau dy të moshuarit në Dropull

Shqipëria

I dënuar për vjedhje, por nuk i preku 50 milionë lekët në banesë, kush është autori që vrau dy të moshuarit në Dropull

Më: 5 maj 2024 Në ora: 09:49
Thoma Mastora

Personi në foto është Thoma Mastora, 69 vjeç, autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull, 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Sipas policisë, në banesë, aty ku ndodhi vrasja, u gjetën 50 milion lekë të vjetra, të cilat nuk u prekën nga autori, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet e kryera u arrit në konkluzionit se ata janë goditur nga sende të forta dhe prerëse. Në pyetje për këtë rast janë marrë 35 persona.

Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat