Kryeparlamentarja Nikolla: Kombet që nderojnë dëshmorët, dinë të ndërtojnë të ardhmen

Shqipëria

Kryeparlamentarja Nikolla: Kombet që nderojnë dëshmorët, dinë të ndërtojnë të ardhmen

Më: 5 maj 2024 Në ora: 12:26
Edi Rama dhe Lindita Nikolla

Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, si çdo vit zhvillojnë te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku ndër to ishte dhe Lindita Nikolla.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla në mesazhin e saj në kudër të kësaj dite të rëndësishme shprehet se “kombet që nderojnë dëshmorët, dinë të ndërtojnë të ardhmen.

“Kombet që nderojnë dëshmorët, respektojnë historinë. Kombet që respektojnë historinë, dinë të ndërtojnë të ardhmen. Sakrificat për lirinë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë evropiane. Nder e lavdi dëshmorëve të atdheut”, shprehet Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat