U gjet e pajetë në ujërat e Bunës, ekspertiza mjekoligjore nuk konstatoi shenja dhune në trupin e 9-vjeçares

Shqipëria

U gjet e pajetë në ujërat e Bunës, ekspertiza mjekoligjore nuk konstatoi shenja dhune në trupin e 9-vjeçares

Më: 5 maj 2024 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka përditësuar detajet e dhëna në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të 9-vjeçares në ujërat e lumit Buna duke thënë se e mitura nuk kishte shenja dhune.

Raportohet se ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës nuk janë konstatuar shenja të dhunës fizike.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës.

Në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat