Përurohet shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani në Bajram Curri

Shqipëria

Përurohet shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani në Bajram Curri

Më: 5 maj 2024 Në ora: 22:01
Përurohet shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani në Bajram Curri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur në Bajram Curr. Haradinaj ka thënë se Malësia e Gjakovës është vatër e atdhedashurisë dhe rriti luftëtarë trima.

“Malësia e Gjakovës, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, përgjatë shekujve rriti luftëtarë trima e sypatrembur, siç ishte bashkëluftëtari im, Heroi i Kombit, Tahir Sinani nga Tropoja. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Tahir Sinanit në Bajram Curr.

Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, Tahir Sinani në Bajram Curr, po përjetësohet në bronz. Angazhimi i tij jetësor në shërbim të kombit shqiptar do të kujtohet e nderohet përgjithmonë!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat