“Tronditëse”/ Benet Beci për mbytjen e nënës dhe 3 fëmijëve: Të zbardhet ngjarja, dënim për këdo që ka përgjegjësi

Shqipëria

“Tronditëse”/ Benet Beci për mbytjen e nënës dhe 3 fëmijëve: Të zbardhet ngjarja, dënim për këdo që ka përgjegjësi

Më: 5 maj 2024 Në ora: 23:39
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një nënë me 3 fëmijët e saj u mbytën në ujërat e lumit Buna.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci u shpreh se ndihet i tronditur dhe inkurajoi institucionet përkatëse të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka përgjegjësi.

Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndihen sot tepër të tronditur nga humbja tragjike e një nëne dhe tre fëmijëve të saj. Inkurajoj fort institucionet përkatëse të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka përgjegjësi”, shkruan Beci në Facebook.

Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën. Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat