Vazhdojnë kërkimet në lumin Buna për gjetjen e trupit të nënës me dy fëmijët! Kërkohet ndihma e forcave të Ushtrisë

Shqipëria

Vazhdojnë kërkimet në lumin Buna për gjetjen e trupit të nënës me dy fëmijët! Kërkohet ndihma e forcave të Ushtrisë

Më: 6 maj 2024 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të Alma Arrazit me dy fëmijët vazhdojnë ende, ndërsa palombarët kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të ushtrisë.

Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

Mbrëmjen e 4 majit, në lumin Buna në Shkodër u gjet nga një peshkatar i zonës trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për nënë dhe dy fëmijët e tjerë.

Nuk po kuptoja ishte kukull apo njeri”- Rrëfehet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares: U shokova! Gjetja e tre personave të tjerë është e vështirë sepse…

Ngjarja, e cila është një tragjedi e rëndë e ka zanafillën në dhunën familjare, pasi policia arrestoi bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve, Ergys Arrazi, i cili akuzohet se nxiti gruan dhe fëmijët drejt vëtëvrasjes.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet e fundit të 39-vjeçares dhe fëmijëve të saj, para se të ndërmerrte aktin tragjik.

Pamjet po verifikohen për të verifikuar nëse Alma Arrazi ishte e vetme apo shoqërohej nga dikush.

Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe familjarë të 39-vjeçares, të cilët kanë konfirmuar se ajo dhunohej sistematikisht nga i shoqi Ergys Arrazi.

31-vjeçari është arrestuar për shkaktim vetëvrasje, ndërsa dyshohet se kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, si edhe i kishte kërkuar bashkëshortes të largohej nga banesa së bashku me fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat