Ngacmime seksuale, dhunë në familje dhe organizim i lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Shkodër, procedohen pesë të tjerë

Shqipëria

Ngacmime seksuale, dhunë në familje dhe organizim i lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Shkodër, procedohen pesë të tjerë

Më: 6 maj 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

✅Vuri lokalin në Koplik, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me makineta, procedohet penalisht administratori dhe sekuestrohen 3 makineta.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Gj., 23 vjeç, banues në Koplik, pasi nga kontrolli i kryer në lokalin që administronte ky shtetas, në Koplik, u gjetën 3 makineta që shërbenin për lojëra fati.

•Ky komisariat gjithashtu referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. S., 64 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një ndërtesë të pabanuar, në Koplik, dhe si pasojë është djegur një sasi bimësh medicionale që ndodhej brenda banesës.

•Komisariati i Policisë Shkodër:

-arrestoi në flagrancë shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase 28 dhe 29 vjeçe;

-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj .J., 64 vjeç, banues në fshatin Shirq, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 33-vjeçar.

•Komisariati i Policisë Pukë arrestoi në flagrancë shtetasin E. A., 42 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre.

•Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filluan procedimet në gjendje të lirë për shtetasit E. I., 32 vjeç, dhe A. R., 61 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi.

•Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D.,48 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi nga kontrollet në automjetin që drejtonte, u gjetën 50 dekoderë me kanale televizive, për të cilët nuk kishte fatura tatimore. Pajisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat