U fiksuan nga kamerat e sigurisë, zbulohen lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve, dyshohet se u hodhën nga ura e Bunës

Shqipëria

U fiksuan nga kamerat e sigurisë, zbulohen lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve, dyshohet se u hodhën nga ura e Bunës

Më: 6 maj 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Policia ka dyshime se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë, ku për pasojë kanë humbur dhe jetën. Kanë qenë  kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live për News24 se ende policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje.

Ndërkohë ngjarja mendohet se ka ndodhur në 2 maj.

Ndërkohë më 3 maj, bashkëshorti i saj bëri denoncimin në polici. Sakaq, dje u gjet trupi i pajetë i vajzës së madhe të Alma Arrazit, 9 vjeçe, e cila u gjet rreth 5 km larg nga ura e Bunës. Gazetari tha se nuk dihet se si nëna shkoi deri te ura e vjetër e Bunës bashkë me tre fëmijët, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat