“SPAK po i thyen turinjtë politikës”/ Ish kryeprokurori Hajdari: Po preken politikanët e paprekshëm

Shqipëria

“SPAK po i thyen turinjtë politikës”/ Ish kryeprokurori Hajdari: Po preken politikanët e paprekshëm

Më: 6 maj 2024 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, tha se me drejtësinë e re dhe me SPAK po i jepet fund pandëshkueshmërisë edhe për ‘të paprekshmit’.

Hajdari tha se ndryshe nga koha e shkuar kur politikanët nuk paraqiteshin as për tu marrë në pyetje, tashmë para SPAK vihen gjithmonë në gatishmëri sepse sipas tij “SPAK po i thyen turinjtë politikës”.

“Të gjithë organet ligj-zbatuese duhet të përballojnë sfidat e kohës dhe të shikojnë që Shqipëria ka hyrë në një epokë të re. Po thyhet miti i pandëshkueshmërisë, të bëjnë punën me profesionalizëm që të justifikojnë besueshmërinë që ka publiku te drejtësia.

SPAK me këto veprime që po bën, po i thyen turinjtë politikanëve shqiptar dhe po e gëzon publikun. Jo të gjithë që shkojnë atje janë nën hetim, ka edhe persona të tjerë që shkojnë në statusin e personave që kanë dijeni për çështjen që po hetohen. Po i thyen turinjtë politikanëve të paprekshëm. Ne prokurorëve të vjetër na kanë lodhur edhe për tu pyetur. Tani vijnë në orar fiks, me avokat. Këtu ka filluar nga mënyra si funksionon SPAK. S’ka bukuri më të madhe.

SPAK pavarësisht se politika kërkon ta intimidojë, në përgjithësi trupa e SPAK dhe BKH është e trajtuar mirë. Është histori suksesi, por krimin nuk do e shpëtojë SPAK-u. Kreu i SPAK dhe prokurorët nuk kanë pasur marrëdhënie të shpeshta me publikun“,-u shpreh Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat