“Kemi mungesë të theksuar të vlerave shoqërore”, Hazizaj për tragjedinë në Shkodër: Ka meshkuj të edukuar vetëm për t’u bërë dëm grave

Shqipëria

“Kemi mungesë të theksuar të vlerave shoqërore”, Hazizaj për tragjedinë në Shkodër: Ka meshkuj të edukuar vetëm për t’u bërë dëm grave

Më: 6 maj 2024 Në ora: 22:37
Drejtori ekzekutiv i “Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, Altin Hazizaj

Drejtori ekzekutiv i “Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, Altin Hazizaj, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën pasi një nënë me 3 fëmijë dyshohet se është hedhur në lumë pas dhunës nga bashkëshorti.

Hazizaj u shpreh se në shoqërinë shqiptare ka meshkuj të edukuar vetëm për t’u bërë dëm grave duke menduar se zotërojnë këto të fundit, duke qenë edhe nën presionin shoqëror ose edhe fetar.

Sipas tij në shoqëri sot ka një mungesë të theksuar të vlerave shoqërore.

“Sot ka meshkuj të edukuar vetëm për t’u bërë dëm grave duke menduar se zotërojnë trupat e tyre, edhe nën efektin e presionit shoqëror, të fesë që ndikon kaq keq në Shqipëri dhe i vendos këta burra në këtë rol ku për të luajtur familjarin duhet të rrahin e të vrasin. Pse jemi një shoqëri kaq e dhunshme, këtë duhet të shohim. E gjithë shoqëria jonë është në këtë presionin ku kemi mungesë të vlerave shoqërore të theksuar. Sot e gjithë Shkodra duhet të ishte në protestë për të kërkuar shërbime të mira për fëmijët, për gratë, që çdo grua që është në situatë të tillë, të mos mendojnë se vetëvrasja është zgjidhje, por shteti e ka detyrë të asistojë çdo njeri që ka gjendje të vështirë.”, tha ai mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat