“Zbuloi tradhtinë?” Psikologia: Mungon detaji, pse Alma s’la mesazh para vetëvrasjes

Shqipëria

“Zbuloi tradhtinë?” Psikologia: Mungon detaji, pse Alma s’la mesazh para vetëvrasjes

Më: 7 maj 2024 Në ora: 08:42
Alma Arrazi dhe Ergys Arrazi

Psikologia Denada Toçe tha në lidhje me rastin e Alma Arrazit e cila u mbyt me tre fëmijët e mitur në lumin Buna, se deri më tani ka vetëm thashetheme lidhur me arsyen që e kanë shtyrë atë drejt aktit të rëndë.

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ajo tha se tradhtia është një faktor shumë i madh i cili ndikon shumë emocionalisht te gruaja e mund të krijojë një gjendje shumë të rëndë psikologjike me ndjenja të forta faji.

Ajo tha se ka disa hipoteza për kryerjen e këtij akti, e para ajo mund ti ketë hedhur fëmijët në fillim e më pas veten në ndikim të gjendjes së rënduar psikologjike, ndërsa tjetra mund të jetë si pasojë e frikës nga diçka tjetër.

Sipas saj ka edhe një dilemë tjetër, pse nuk ka një mesazh:

“Në fakt një element tjetër, është se zakonisht personat të cilët i japin fund jetës në të shumtën e rasteve lënë gjithmonë një mesazh. Këtu mungon mesazhi. I vetmi mesazh që ne kemi është se do shkojë te vëllai, por mungon një mesazh tjetër”,-tha psikologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat