Deklaratat e Ramës për korrupsionin, ironizon Vasili: Kryellumi ankohet për llumin!

Shqipëria

Deklaratat e Ramës për korrupsionin, ironizon Vasili: Kryellumi ankohet për llumin!

Më: 7 maj 2024 Në ora: 13:41
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama sa i takon rasteve korruptive dhe brenda PS-së.

Mes ironisë Vasili thekson se ‘kryellumi ankohet për llumin’. Në këtë linjë Vasili thekson se Rama ‘Llumi ka qenë dhe ashtu do të mbetet”.

REAGIMI I VASILIT

Kryellumi ankohet per llumin!

Rama thote: ” kemi llum brenda shtepise”.

Po llumin ky Kryellumi e ka emeruar mbrojtur dhe shfrytezuar.

Ore po ky Kryellumi lodhet kot qe derdellit e derdellit.

Sa shohin keto dy fytyra te gjithe njerezit thone: “Ja hajdutet.Ja keta te qe te grijne leket, nga i Rama tek me i fundit rilindas”.

Llumi ka qene, eshte dhe llum do mbetet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat