Ku të kërkosh ndihmë? Thirrja për gratë që po heshtin: Nuk duhet të pranosh dhunën!

Shqipëria

Ku të kërkosh ndihmë? Thirrja për gratë që po heshtin: Nuk duhet të pranosh dhunën!

Më: 7 maj 2024 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Askush nuk është imun nga dhuna fizike apo psikologjike, pasi dhuna nuk di të zgjedhë as nivelin ekonomik dhe as atë intelektual.

Mjafton të kërkosh ndihmë. Po ku të kërkojë ndihmë? Si mund ta kërkojë atë një grua e dhunuar që e mendon veten të pashpresë?

 “Porta  e parë është  policia dhe bashkia”, tha Etleva Sheshi, drejtoreshë e politikave për barazinë gjinore Ministria e Shëndetësisë.

Një grua që nuk ka mundësi ekonomike druan se nëse humb burrin,  humb dhe shtëpinë e mbetet në rrugë. Por në fakt jo!

“Ligji përcakton që del dhunuesi nga shtëpia”, tha Sheshi.

Ka gjithmonë një zgjidhje, nëse ti nuk do ta pranosh dhunën,  si psikologjike dhe atë fizike.

Nuk është  turp të flasësh me një të afërm, me një shoqe, se çfarë  të shqetëson. Nëse  vetë nuk ke kurajë të trokasësh, ai ose ajo që dëgjon i pari shqetësimin tënd  duhet të të orientojë drejt strukturave të duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat