Teliti komenton deklaratat e Ramës: Ai sot duhet të jepte dorëheqjen

Shqipëria

Teliti komenton deklaratat e Ramës: Ai sot duhet të jepte dorëheqjen

Më: 7 maj 2024 Në ora: 22:58
Dorian Teliti

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Dorian Teliti, Anëtar i Këshillit Kombëtar në PD dhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, i ftuar në një emision televiziv, tha se kreu i qeverisë foli sikur erdhi sot në pushtet.

“Ngjante me një mbledhje të Byrosë politike të Enver Hoxhës. Fjalim i dejtë për lider opozitë. Jo fjalim i një kryetari qeverie që ka në dorë edhe gurin edhe arrën. Ka dorë edhe në sistemin e drejtësisë dhe ka kapur edhe median dhe sot flet sikur sapo ka ardhur në qeveri dhe thotë çfarë do bëjmë ne.

Çdo të thotë të ngresh komision të posaçëm parlamentar. Vetëm në një rast mund të ndodhë, nëse Edi Rama sot duhet të jepte dorëheqjen dhe të thoshte u mundova të bëj punë të mira por gabova. Isha unë që emërova zv/kryeministra dhe ministra të korruptuar. Isha unë që dhashë investime strategjike në kundërshtim me çdo lloj parimi tregu.

Sot të tërhiqej dhe t’i hapte rrugë një qeverisje teknike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat