Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga Darzeza e Fierit. Rama e konsideron këtë plazh si një perlë të Adriatikut.
Në pamjet e publikuara punonjësit e komunales shihen duke pastruar plazhin nga mbeturinat.
Që sipas Ramës ky plazh po bëhet gati për sezonin veror.
“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.