Rezoluta e PS/ SHBA: Mbështesim sundimin e ligjit dhe antikorrupsionit

Shqipëria

Rezoluta e PS/ SHBA: Mbështesim sundimin e ligjit dhe antikorrupsionit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Zyra e shtypit e ambasades se SHBA ka thënë se Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues.

Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike.

Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat