Komisioni për ndërhyrjen në sistemin TIMS, Salianji: PS u përpoq të bllokonte punën, me gjithë kufizimet do t’i shkojmë hetimit deri në fund

Shqipëria

Komisioni për ndërhyrjen në sistemin TIMS, Salianji: PS u përpoq të bllokonte punën, me gjithë kufizimet do t’i shkojmë hetimit deri në fund

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:41
Deputeti demokrat dhe njëherazi kryetar i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji

Deputeti demokrat dhe njëherazi kryetar i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji është shprehur se Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e komisionit.

Ai u shpreh në një reagim në Facebook se pas më shumë se 4 orësh debat dhe pas diskutimeve mes ekspertëve për tu dakortësuar për planin e hetimit deputetët e PS insistonin për shtyrjen e votimit dhe refuzuan për dy herë me radhë votimin e planit të ekspertes së propozuar nga ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim.

Salianji theksoi se Plani i Hetimit i miratuar sot ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen.

Reagimi i plotë:

Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Pas më shumë se 4 orësh debat dhe pas diskutimeve mes ekspertëve për tu dakortësuar për planin e hetimit deputetët e PS insistonin për shtyrjen e votimit dhe refuzuan për dy herë me radhë votimin e planit të ekspertes së propozuar nga ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim!

Plani i Hetimit i miratuar sot ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve të miratuar me vendimin e sotëm!

Megjithë kufizimet ligjore, megjithë forcën bllokuese ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar dhe do i shërbejmë interesit publik duke adresuar shqetësimin e publikut dhe partnerëve për këtë çështje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat