Komisioni për TIMS-in, Kulluri: Opozita e pazareve sërish dorëzohet në prehrin e Ramës, miratoi planin e ekspertes së propozuar nga PS

Shqipëria

Komisioni për TIMS-in, Kulluri: Opozita e pazareve sërish dorëzohet në prehrin e Ramës, miratoi planin e ekspertes së propozuar nga PS

Më: 8 maj 2024 Në ora: 19:35
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri është shprehur përmes një reagimi në Facebook sot se “opozita e pazareve” miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, ku rezulton se Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm në detyre i kohës, nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për “TIMS”.

Sipas tij ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm si edhe nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.

Ai shtoi se Rama është hequr nga thirrja, duke përfunduar se “sërish opozita e pazareve dorëzohet në prehrin e Ramës”.

Reagimi i plotë:

“Opozita e pazareve” miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, ku rezulton se Kryeministri dhe Ministri i Brendshem ne detyre i kohes, nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për “TIMS”. Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të “opozitës se pazareve”, ku ben perjashtim deputeti Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuar nga Partia Socialiste!

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm. Po kështu ne nje akt te paprecedente nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita. Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Hiqet Rama nga thirrja pikerisht sic “urdheroi” dy dite me pare ne fjalimin e “Ali Babes qe s’di c’bejne 40 hajdutet”, e ne fakt s’ka inspektim. Ashtu si ne rastin e amnistise Manja-Bardhi ku e pesuan protestuesit e u liruan abuzuesit, seriah “opozita e pazareve” dorezohet ne prehrin e Rames!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat