Turi i Ramës me shqiptarët/ Nazarko: Mund ta shndërrojë diasporën në energji elektorale europiane

Shqipëria

Turi i Ramës me shqiptarët/ Nazarko: Mund ta shndërrojë diasporën në energji elektorale europiane

Më: 8 maj 2024 Në ora: 20:58
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në “Real Story”, përballë gazetarit Sokol Balla, komentoi turin e takimeve, që kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të zhvillojë me Diasporën shqiptare në Greqi, Athinë dhe Mbretëri të Bashkuar.

Sipas Nazarkos, ky tur mund ta shndërrojë diasporën në energji elektorale europiane.

“Në lidhje me turin e Ramës, parashikoni se si një komb i vogël, këtë diasporë, mund ta shndërrojë në energji elektorale europiane. Shqiptarët janë shndërruar në një lloj faktori elektoral në rajone të caktuara të Italisë apo Gjermanisë, jemi në kuadër të zgjedhjeve europiane, ky tur i Ramës, lidhet me shkëmbimin e ndereve që ai iu bën atyre që kanë qenë bashkëbiseduesit e vet në këtë qëndrim të gjatë të tij në politikën shtetërore. Tani ai ofron kredibilitetin, autoritetin e vet që të përcaktojë me votën e shqiptarëve me dy shtetësi, qoftë në Greqi, Gjermani, Itali dhe pse jo edhe në SHBA, jemi përballë zgjedhjeve në Amerikë. Shqiptarët në shtete si Miçigani mund të jenë faktor përcaktues”, tha ai.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno, u shpreh se shqiptarët e Diasporës duhet të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në Parlament.

“Jam entuziaste sa i përket përfshirjes së diasporës në procesin e votimit edhe në Shqipëri, e vetmja pikë ku jam pak hezituese është fakti që në momentin që unë nuk kam të drejtën të votoj në Shqipëri, për kë do votojmë a do jetë një përfaqësues i diasporës që e njeh diasporën që di problemet tona, që çon zërin tonë në Shqipëri. Pra shqiptarët e diasporës duhet të zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Kjo do të ishte për mua modeli më i mirë që të kemi sigurinë që ne përfaqësohemi vërtetë në parlament”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat