Ndryshime në Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD, cilat janë tre deputetet që morën poste drejtuese

Shqipëria

Ndryshime në Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD, cilat janë tre deputetet që morën poste drejtuese

Më: 8 maj 2024 Në ora: 21:42
PD

Ndryshime në Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD.

Tre deputete gra morën poste drejtuese, ku Ina Zhupa u bë zëdhënëse e grupit, Elda Hoti sekretare e grupit dhe Albana Vokshi nënkryetare e grupit, post të cilin e ndan me Ervin Salianjin.

Kujtojmë se më 17 prill, Bardhi shkarkoi deputetin Arbi Agalliun nga detyra e tij si sekretar në grupin parlamentar të PD si dhe deputeten Oriola Pampuri si zëdhënëse.

Në arsyen e dhënë, Bardhi ka përmendur faktin që deputetët mbështetën mos-dërgimin e çështjes së mandatit të Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat