Përplasi për vdekje një të moshuar, arrestohet 28-vjeçari! Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Cerrik Papër”

Shqipëria

Përplasi për vdekje një të moshuar, arrestohet 28-vjeçari! Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Cerrik Papër”

Më: 9 maj 2024 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Kjo pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, me automjetin tip “Audi” që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat