Mundësitë e Fredi Belerit për t’u zgjedhur eurodeputet, analiza e gazetarit të njohur

Shqipëria

Mundësitë e Fredi Belerit për t’u zgjedhur eurodeputet, analiza e gazetarit të njohur

Më: 9 maj 2024 Në ora: 09:31
Fredi Beleri

Gazetari Arbër Hitaj është shprehur se Fredi Beleri e ka thuajse të pamundur që të zgjidhet si eurodeputet.

Komentet Hitaj i bëri në një program televiziv ku tha se Beleri është i 24-ti në listë dhe i duhen mbi 200 mijë vota që të zgjidhet.

Ai tha gjithashtu se vendosja për kandidim e Belerit është thjeshtë një truk elektoral i Mitsotakis, për të marrë votat e nacionalistëve.

“Beleri është i 24-ti në listën për deputetë. Duhen të paktën mbi 100 mijë vota që të zgjidhet. E ka ndoshta 200 e ca mijë vota. Është thjesht një truk elektoral i Mitsotakis që të marrë votat e nacionalistëve.

Unë mesa kam parë edhe exit pollet kam parë se Beleri nuk zgjidhet dot eurodeputet, sepse është thuajse e pamundur. Mediat e kanë sulmuar, mediat e majta e kanë sulmuar shumë”, tha Hitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat