“Drejtori i bashkisë është në burg”, Tabaku: Qytetarët duan transparencë! Ku shkuan milionat nga marrëveshja për transportet?

Shqipëria

“Drejtori i bashkisë është në burg”, Tabaku: Qytetarët duan transparencë! Ku shkuan milionat nga marrëveshja për transportet?

Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:16
Deputetja Jorida Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar transparencë në lidhje me fondet e Bashkisë Tiranë, referuar një marrëveshjeje të miratuar në 2021 prej 50 mln eurosh për transportin.

Referuar Blerina Gjylametit, ajo tha se propagandë mund të bëjë gjithkush, por qytetarët kërkojnë transparencë përse sot është para drejtësisë drejtori i cili menaxhoi fondin.

Tabaku: Në 2021 Parlamenti miratoi marrëveshjen 50 mln euro për transportin ku përfitoi Bashkia Tiranë.

Duhet të sqarojmë çka ndodhur me drejtorin e transporteve në bashki që menaxhoi fondin ne parë. Ai sot është në burg. Jemi të sigurt që sot drejtësia nuk po heton edhe tendera që lidhen me transportin. Propagandën e retorikën politike e bëjmë të gjithë. Por kushdo që flet aty të mos thotë pallavra.

Pse drejtori është sot para drejtësisë. Pse tenderat e bashkisë janë sot nën hetim. Qytetarët presin transparencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat